Ndahet nga jeta Françesk Radi, Rozana: Humba babain për herë të dytë
Këngëtari i njohur Françesk Radi ka ndërruar jetë ditën e sotme pas disa ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore i shtruar në spital.
Bashkëshortja e tij Tefta dhe mbesa Rozana Radi i kanë qëndruar pranë ndërkohë që artisti i njohur qëndroi për t’u kuruar në Reanimacionin Qendror të QSUT-së, pasi pësoi një hemorragji cerebrale, e cila i mori dhe jetën.
Në një moment të tillë kaq të vështirë për familjen Radi nuk kanë munguar edhe disa fjalë të ndjera nga mbesa e tij Rozi për xhaxhain e saj 67 vjeç, vdekjen e të cilit e ka cilësuar si humbjen e dytë të babait në jetë.
“Sot kam humbur babain për herë të dytë. Nuk duhet të ishte kështu për ty”, shkruan Roza Radi./b.l/noa.al/
Me humbjen e Francos humbas dhe nje pjese te bukur te rinise time ne vendin e lindjes.
I prekur thellesisht
Teftes dhe familjes mike Radi ju shpeh ngushellimet e mia te sinqerta.
Dott.Kastriot M.Frasheri Lecce-Itali