Gjërat e çuditshme që na bëjnë mos e pëlqejmë tjetrin

Ju bëni një milion gjëra të vogla çdo ditë. Edhepse nuk arrini ta kuptoni, çdo gjë që ju bëni (ose nuk bëni) nuk do të thotë që duhet të ketë patjetër ndikim në gjërat që ndodhin – por gjithashtu mund të ketë ndikim në takimin tuaj.

Këtu po ju paraqesim 7 gjërat e mundshme që kurrë nuk keni dyshuar se mund të ju prishin apo humbin tërheqjen ndaj dikujt tjetër.

Interneti
Një studim i kryer në Univerzitetin e St. Andrews kanë konkluduar se femrat që kalojnë shumë kohë në internet i gjejnë meshkujt më tërheqës dhe më burrëror. E kundërta ishte e vërtetë me femrat që kishin akses të limituar në internet: ato preferonin meshkuj më të butë dhe me sjellje më femërore. Shumë e çuditshme.

Pilulat
Hulumtimet tregojnë se marrja e pilulave për kontroll të lindjes mund të humb dhe zvogëlojë tërheqjen apo atraksionin për një numër të caktuar të meshkujve. Studime tjera kanë gjetur se femrat mund të tërhiqen edhe ndaj karakteristikave të ndryshme kur janë në periudhën e ovulacionit, kështuqë mos konsumi i pilulave mund të ketë një ndikim.

Ndjenja e të qenurit vetëm (single)
Hulumtimet nga Universiteti i Toronto-s kanë zbuluar se kur kemi ndjenjën e të qenurit vetëm apo “single” përgjithmonë, ne mund të ulim standardet tona pastaj për zgjedhjen e meshkujve tërheqës. Pra, edhe nëse me të vërtetë kërkoni apo gjeni ndokënd që është atraktiv, ju me hamendësimet tuaja mund ta vështirësoni edhe më tej atraksionin ndaj ndokujt.

Njerëzit përreth jush
Mbajtja e njerëzve të njejtë në rrethin tuaj të afërt – siç mund të jenë bashkëpunëtorët e zyrës ku punoni – mund të ju detyrojë të tërhiqeni ndaj njerëzve që në kushte normale nuk do ta kishit bërë, thuhet sipas disa studimeve të bëra më herët. Dhe, sinqerisht është shumë lehtë të keni tërheqje ndaj ndokujt si edhe të shqetësoheni me dikë nëse ju e ndani çdo ditë së bashku dhe e kaloni tërë kohën në prani të njëri-tjetrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button