Trajtimi i cisteve në vezore në mënyrë natyrale

Formimi i cisteve brenda ose jashtë vezoreve është një sëmundje e përhapur te shumë femra. Trajtimi i kësaj sëmundjeje nuk është i pamundur, por është rraskapitës. Medikamentet popullore ju vijnë në ndihmë edhe në këtë rast. Ja një recetë e thjeshtë me Aloe Vera dhe mjaltë:
1. Vendosni disa gjethe Aloe Vera në frigorifer dhe lërini aty për dy javë.
2. Pas dy javësh pritini imët dhe nxirrni lëngun e tyre.
3. Shtoni një sasi mjalti të barabartë me lëngun e shtrydhur dhe përziejini.
4. Mbajeni përgatitjen në frigorifer. Merrni një lugë përzierja dhe ngroheni pak që të lëngëzohet, sepse gjatë qëndrimit në frigorifer, bëhet shumë e trashë. Sapo të ngrohet pak, merrni një tampon dhe zhyteni në ilaç. Vendoseni tamponin në vaginë dhe lëreni gjatë gjithë natës.

Trajtimi duhet bërë për dhjetë ditë dhe më pas bëni disa ditë pushim. Gjatë ciklit menstrual mos e aplikoni trajtimin. Pas pushimit, përsëriteni terapinë për dhjetë ditë të tjera. Ky mjekim mund të përdoret edhe për problemet e qafës së mitrës. Gjithsesi, konsultohuni edhe me mjekun tuaj para se të filloni ndonjë trajtim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button