“Operacionet në Siri të mbështetura nga Rusia nuk janë të pranueshme”

Zëdhënësi dhe zëvendës sekretari i përgjithshëm i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në pallatin Presidencial, raporton Anadolu Agency (AA).

Kalin duke theksuar se nuk janë të pranueshme operacionet në Siri të mbështetura nga Rusia, ka pohuar se: “Nga njëra anë do të arrini në një marrëveshje për ‘ndalimin e konflikteve’ duke e marrë mbështetjen dhe kontributin e të gjithë komunitetit ndërkombëtar, por nga ana tjetër në Halep në Idlib në vende tjera me justifikimin se ‘luftojmë kundër DAESH-it’ do ti vazhdoni këto operacione. Natyrisht se nuk është e mundshme të pranohet kjo. Vazhdojnë shqetësimet tona për një valë të migrimit të mundshëm e cila mund të vijë nga Halepi”.

“Sulmet nuk kanë aspak lidhje me lirinë e shprehjes dhe shtypit”-

Në lidhje me hetimin e nisur nga Prokuroria e Mainz-it në lidhje me Jan Böhermann i cili kishte përgatitur një program humoristik me përmbajtje fyese ndaj presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në një televizion gjerman, tha se: “Pas kësaj është procesi i cili do të zbatohet nga autoritetet gjermane, proces i cili do të përparoj në kuadër të sistemit ligjor gjerman. Por dëshirojmë që ta theksojmë këtë se, sulmet të bëra me shprehje të këqija të cilat përmbajnë fyerje duke shënjestruar presidentin e një shteti dhe popullin nuk kanë aspak lidhje me lirinë e shprehjes dhe shtypit. Kjo është në çdo vend të botës fyerje, është krim. Në lidhje me këtë autoritetet gjermane e ndjekin procesin, edhe ne do ta ndjekim nga afër”.

“U shikua se sa të drejta ishin tezat tona”-

Kalin gjithashtu theksoi se qëndrimi i Turqisë ka qenë shumë i qartë me organizatat si YPG dhe PYD, si në fushë ashtu edhe në bisedimet në Gjenevë në aspektin politik.

Ai tha më tej se: “PYD-ja dhe YPG-ja ende vazhdojnë të bashkëpunojnë me regjimin, ende vazhdojnë të bashkëpunojnë me organizatën terroriste PKK. Tashmë edhe nuk i fshehin këto. Kështu që tezat tona në lidhje me këtë temë edhe njëherë u shikua se sa të drejta janë. Shumë aleatë tonë gjithashtu filluan që të shprehen se ‘PKK dhe PYD janë njësoj, nuk ka dallim mes tyre'”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button