HRW: Policia e Izraelit keqtrajton fëmijët palestinezë

Policia e Izraelit ka kërcënuar dhe ka frikësuar fëmijët palestinezë, është ky konstatimi i publikuar sot nga grupi udhëheqës për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW).

Përmes një deklarate të hënën HRW tha se fëmijët palestinezë janë marrë në pyetje pa prezencën e prindërve, që shkel të drejtat ndërkombëtare.

Drejtori i HRW-së për Palestinën dhe Izraelin, Sari Bashi, tha se kjo përvojë do të “trishtojë dhe traumatizojë të miturit”.

“Përkundër pretendimeve për shtim të numrit të fëmijëve në sulmet kundër izraelitëve, fëmijët e arrestuar duhet të trajtohen me dinjitet të cilin e meritojnë të gjithë fëmijët” tha ai.

Në gjashtë raste të cilat i ka dokumentuar grupi, thuhet se ka shembuj të marrjes në pyetje të fëmijëve pa prezencë të prindit, si dhe detyrimit të fëmijëve nga ana e policisë të qëndrojnë në të ftohtë në orët e para të mëngjesit.

Zëdhënësi i policisë së Izraelit, Micky Rosenfeld tha për Anadolu Agency se raporti është “absolutisht i pasaktë dhe çorientues”.

“Çdoherë kur ballafaqohemi me krime të rënda dhe sulme, arrestojmë të dyshuarit, ndërsa marrja në pyetje incizohet, shkruhet dhe filmohet në prezentë të avokatëve” tha Rosenfeld.

Sipas grupit për të drejtat e të burgosurve palestinezë, Addameer, aktualisht janë mbi 400 fëmijë palestinezë që mbahen në burgjet e Izraelit, shumica e të cilëve janë arrestuar pas muajit tetor, kur shpërtheu dhuna në të cilën janë vrarë 202 palestinezë dhe 33 izraelitë dhe të huaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button