Zaev: 10 mijë votues të dyshimtë në listë

Lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev ka publikuar raportin e listës zgjedhore sipas analizave të partisë së tij. Ai ka paraqitur disa parregullsi me listën zgjedhore, ku një ndër më të diskutueshmet janë ato me votues inekzisten dhe me votues të vdekur, njofton Alsat M.

“Për shembull pyetja: askush nuk jeton në këtë adresë, përgjgija ka qenë: Në këtë adresë nuk jeton personi me këto të dhëna. Këto përgjgije do të thonë se ato votues duhet të fshihen nga lista zgjedhore. Në vendin ku nuk ka shtëpi janë regjistruar 40 votues. Këto janë absurde, shpresoj që ky organ i pavarur që së bashku e krijuam do të jetë i tillë. Në pyetjen askush nuk jeton në këtë adresë, janë 10 938 votues që duhen fshirë” , tha Zoran Zaev, lider i LSDM-së .

Lidhur me suspendimin e të gjitha vendimeve të minsitarve të LSDM-së Oliver Spasovski dhe Frosina Remenski, Zaev ka thënë se ata akoma janë në pozicionet e tyre. Këto deklarata Zaev i ka bërë gjatë nënshkrimit të një marrëveshjeje me kryetarin e PEI (Partia për të ardhmen Evropiane), Fiat Canovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button