Era Istrefi bashkëpunim me Nicki Minaj?

Era nuk ka ndërmend të ndalojë. As kompania muzikore Ultra Music. Prive, shkruan që burime të afërta pranë Ultra Music kanë deklaruar që po bisedojnë për një bashkëpunim të mundshëm mes Erës dhe këngëtares së njohur Nicki Minaj. Tashmë, pasi klipi i Erës, Bonbon u fshi dhe u rihodh në internet me logon e Ultra Music, këngëtarja nuk është më e panjohur. Megjithatë një bashkëpunim do të thotë që Era do të hyjë në tregun ndërkombëtar me më shumë siguri. Nicki Minaj ka bashkëpunuar më parë edhe me artisten me origjinë shqiptare Bebe Rexha, por ndërsa Rexha ka lindur në ShBA, Era është një vajzë e lindur në Kosovë dhe me të edhe arti shqiptar do e ndiej hapin drejt tregut ndërkombëtar muzikor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button