Nepotizmi i ushqyer nga partitë, pengon përfaqësimin e bashkësive

Instituti Shoqata për Zhvillim të Bashkësisë në bashkëpunim me Bashkësinë e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë, organizoi forumin lokal në Dibër. Qëllimi i këtij takimi kishte të bëjë me  prezantimin e gjetjeve nga hulumtimi për perceptimin e zbatimit të parimit të përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të bashkësive etnike jo shumicë në nivel lokal dhe qëndror të kryer në 19 komuna në RM

Sipas të dhënave të marra nga Svetan Koceski,  projekti “Bona Mente” është  i  financuar nga Bashkimi Evropian. 

Gjatë hulumtimit të tyre janë marrë mendimet e anëtarëve të bashkësive etnike për aplikimin e parimit të përfaqësimit adekuat dhe të drejtë në raport me bashkësinë e tyre. 

Koceski tha se shumica e të anketuarve kanë mendim negative për atë se vallë parimi i përfaqësimit adekuat dhe të drejtë aplikohe. Ppërkatësia e gabuar partiake, përkatësia apartiake dhe mungesa e lidhjeve janë arsyet më të shpeshta që parimi i përfaqësimit adekuat dhe të drejtë nuk aplikohet si dhe mediumet që janë burim më i shpeshtë nga të cilat qytetarët e formojnë mendimin e tyre, për atë se vallë, parimi i përfaqësimit adekuat dhe të drejtë aplikohet në raport me bashkësinë e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button