Rreth 700 mjekë kanë ikur nga Maqedonia

Rreth 700 mjek të rinj të pakënaqur nga paga kanë braktisur profesionin e tyre në Maqedoninë dhe ia kanë mësy Evropës për një jetë dhe standard më të mirë. Kështu deklaroi Simon Siljanovski, kryetar nderi i Sindikatës së shëndetësisë në Maqedoni, sipas të cilit ky trend i largimit nga vendi i mjekëve do të vazhdoj edhe në të ardhmen, njofton Alsat M.

“Sigurisht tërhiqen nga kushtet e punës që gjithsesi janë më të mira atje. Kanë kushte të mrekullueshme që i ka krijuar shteti dhe atë që ua ofrojnë si të ardhura personale. Dallimi në rroga, për shembull në Kuvajtin evropian, pra në Norvegji dhe Maqedoni është qesharake. Rroga jonë mujore është sa ajo e tyre ditore”., deklaroi Simon Siljanovski, kryetarë nderi i Sindikatës së shëndetësisë së Maqedonisë.

Edhe nga Struga janë larguar mjekë për në vendet e huaja. Asim Musa, drejtor i spitalit për dializë në Strugë, shkakun për këtë e sheh në pagat e ulëta të mjekëve.

Ndërkohë kryetari i nderit i Sindikatës së Shëndetësisë Simon Siljanoski alarmon edhe për një rrezik tjetër në fushën e shëndetësisë. Sipas tij largimi i mjekëve të rinj do të pamundësoj zëvendësimin specialistëve të cilët janë para pensionit.

“Drama që pritet është në atë se ne rreth 2 mijë specialistë, diku rreth 70% jemi para pensionimit. Kjo është alarmuese dhe nuk e di çfarë do të bëhet më pas”, tha Simon Siljanovski, kryetarë nderi i Sindikatës së shëndetësisë së Maqedonisë.

Edhe Mus thotë se në spitalin e tyre në Strugë tashmë ka mungesë të mjekëve në reparte të ndryshme. Gjendja e njëjtë është edhe në spitalin e Ohrit ku ndjehet mungesa e mjekëve në disa reparte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button