Shtabi i emergjencës vlerëson efikasitetin e zjarrfikësve në Tetovë

Shtabi i emergjencës i cili u formua me urdhër të Kryetarit të Komunës së Tetovës për ngjarjen që ndodhi me rastin e shpërthimit të zjarrit në Bllokun urban 70  më datën 18.12.2013, nga dy mbledhjet e mbajtura, vlerësojnë efikasitetin e zjarrfikësve dhe shërbimeve tjera të cilët dhanë ndihmesën e tyre në shuarjen e zjarrit.

“Shtabi i emergjencës i përbërë nga kryesuesit e komunës, komandanti i Njësitit të zjarrfikësve, krye shefit të policisë, drejtorit të spitalit klinik, përfaqësuesve të Qendrës për menaxhim me kriza, Qendrës për shpëtim,  Kryqit të Kuq, Kazermës së qytetit si dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, menaxhoi me punët që në momentin e zbulimit të zjarrit”, thuhet në komunikatën e shtabit.

Në ndihmesë të punës së shtabit të emergjencës në vendngjarje ishin qytetarë të shumtë të rastit të cilët bashkë me firmat private si Golec Trans, Bosh  dhe firma e pronarit Mlladen Mihajllovit menaxhuan me sukses evakuimin e 120 banorëve të ndërtesës.

Shtabi i emergjencës arsyetoi mbajtjen e kujdestarisë në objektin e komunës duke vënë në shërbim punëtorë të administratës për përkujdesje në rast të shfaqjes së nevojës nga qytetarët që pësuan dëmin .

Banorët e ndërtesës, pasi që përfunduan punën, organet e hetuesisë për ngjarjen, mund të kthehen  nëpër banesat e tyre.
Pas kësaj ngjarje, shtabi i emergjencës në krye me kryetaren e komunës do të angazhohet në ngritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve të Njësisë zjarrfikëse me mjete më të sofistikuara për shuarjen e zjarrit dhe kryerjen e shërbimeve të tjera.

Shtabi i emergjencës përfundon këtë kumtesë duke falënderuar të lartpërmendurit si dhe gjithë qytetarët që në një anë ose tjetrën ndihmuan në kapërcimin e kësaj ngjarje me sukses pa shënuar dëme të rënda materiale dhe fatmirësisht pa dëme në jetë njeriu.

Sot, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi,  i vizitoi fëmijët dhe nënat e tyre të cilët u shtruan dje në spitalin klinik të Shkupit si pasojë e lëndimeve që pësuan  gjatë zjarrit të djeshëm të shkaktuar në ndërtesën Bllok 70 në Tetovë, duke vënë në dispozicion të plotë mbështetjen dhe ndihmën e nevojshme për rikuperimin sa më të shpejtë të tyre. Pas kësaj vizite ajo i takoi edhe anëtarët e këshillit banesor të ndërtesës Bllok 70 dhe përveç tyre edhe me vetë banorët e kësaj ndërtese. Bashkë  diskutuan mbi procesin e sanimit sa më të shpejtë të ndërtesës dhe rikthimit të banorëve nëpër banesat e tyre, si dhe për të gjitha nevojat tjera të këtyre banorëve gjatë kësaj periudhe. 

Lajme të ngjashme

Back to top button