Nuri Seferi sfidon sonte Steve Herelius

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi rikthehet në ring më i fuqishëm së kurrë. Ai do të jetë në një përballje me një ish-kampion bote, francezin shumë të mirënjohur, Steve Herelius. 

Steve Herelius është padyshim një ndër kundërshtarët më të vështirë që Seferi ka pasur përballë ndonjëherë. Përballja Seferi vs. Herelius do të zhvillohet në MesseHalle Schnelsen, në qytetin Hamburgut të Gjermanisë.

“Ka qenë dëshirë e madhe e imja që patjetër të zhvillohet kjo ndeshje brenda vitit 2013 dhe ja që u bë e mundur, prandaj jam shumë i lumtur dhe shpresoj të marr mbështetje të madhe nga tifozët shqiptar për të cilët do të luftoj deri në momentin e fundit”- është shprehur Seferi.

Dje janë bërë edhe peshimet zyrtare, ku Nuri Seferi, i cili garon për ngjyrat kuqezi rezultoi, 90.2 kg, ndërsa, Steve Herelius, Francë, 90.7 kg. 
Ndeshja do të zhvillohet sonte në orën 21:00, e që do të transmetohet drejpërdrejt në kanalin televiziv sportiv, Eurosport.

Lajme të ngjashme

Back to top button