A guxojmë ta hamë ushqimin ku kanë qëndruar mizat?

A e keni menduar ndonjëherë se çfarë bën një mizë kur futet në ushqimin tuaj? Laci Green ka bërë disa kërkime për të kuptuar pikërisht se çfarë ndodhë. Një studim i bërë kohëve të fundit ka marrë në pyetje pjesëmarrësit duke u thënë: “nëse do të ishit në një restorant, cili kriterium do të ju bëjë të hidhni në ajër pirunin tuaj: brejtës, buburrec, mizë, milingonë apo gjarpër?”

Por, shkencëtarët paralajmërojnë se mizat në fakt kanë dy herë më shumë gjasa për të përhapur mikrobet – veçanërisht mizat e shtëpisë, ato ku ndodhen kudo. Pra, ku qëndron shkenca pas kësaj? E pra, mizat hanë disa nga gjërat më të këqija që mund të imagjinoni: fekale, mbeturina, kufoma të kalbura të kafshëve etj. Një tjetër fakt për mizat është se ata nuk mund të përtypen, kështuqë që të mund të hanë, ata pështyjnë enzimat në ushqimin e tyre e cila e shkrinë dhe lejon ta gëlltisin atë.

Edhe pse kjo mund të jetë gjëja më e pështirë e imagjinueshme, realisht janë bakteriet dhe viruset që mbërthehen për trupin e tyre dhe përhapin sëmundje e jo pështyma e tyre enzimatike. Atyre iu nevoitet vetëm pak sekonda të prekin ushqimin tuaj me këmbët e tyre apo qimet e vogla përreth trupit dhe të transferojnë mikrobet nga të gjitha ato gjëra të shëmtuara që hanë. Dhe, meqenëse mizat mund të transferojnë sëmundje të rënda ngjitëse si kolera, dizenteria dhe tifoja, është ndoshta më mirë të evitoni ushqimet ku ka prekur miza në to.

A jeni tipi i personit i cili hedh ushqimin nëse e ka prekur miza? Jepni komentet tuaja që të zbulojmë përvojat e juaja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button