Mos i hudhni qeskat e çajit, ja se çfarë mund të bëni me to

Nëse deri tani i keni hedhur, është momenti qe te filloni t’i ruani ato. Me poshtë janë 5 përdorime alternative te qeskave te çajit, pasi prej tyre kemi marre ekstraktin e dëshiruar.

1. Për sytë. Ne te gjitha rastet kur keni qepalla te renduara dhe shikimin e lodhur, ndoshta nga një pune e tejzgjatur ne kompjuter, vërini mbi to qeskat e përdorura te çajit, te cilat paraprakisht i keni ftohur ne frigorifer, madje ne ngrirës.

2. Për lulet. Për këtë do te mjaftonte qe ato ti fusni te dheun e tyre dhe ne këtë mënyrë ato do te ushqejnë bimët dhe rrënjët duke ju siguruar një furnizim te përshtatshëm për rritjen e shëndetshme te tyre.

3. Për aromat e renda. Pasi t’i keni thare qeskat e çajit, vendosini ato ne brendësi te këpucëve gjate kohës qe nuk i përdorni. Disa prej tyre, mund t’i përdorni se bashku për te pastruar aromat e renda ne frigorifer.

4. Për flokët. Pasi i keni përdorur për çajin e pare, përdorini edhe një here tjetër për këtë qëllim, por kësaj radhe lëngun e përftuar mund ta përdorni për te shpëlarë flokët pas larjes.

5. Për djegiet dhe plagët. Është fjala sigurisht për plage te vogla, si psh prerjet ne fytyre gjate procesit te rruajtjes tek meshkujt, por edhe kur kemi marre djegie ne trup nga te qëndruarit për një kohe te gjate te ekspozuar ne diell.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button