Belgjikë, arrestohen 6 të dyshuar për sulmet në Bruksel

Një zyrtar belg tha se janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për sulmet terroriste më 22 mars të këtij viti në Bruksel, duke shtuar se pesë prej tyre janë arrestuar gjatë disa bastisjeve të premten, raporton Anadolu Agency (AA).

Një burim në Prokurorinë Federale të Belgjikës, në kushte anonimiteti, tha se personat ndodhen në paraburgim duke mos dashur të japë më shumë detaje.

Ai shtoi se i dyshuari i cili u arrestua më parë nga autoritetet është identifikuar vetëm si Osama K. nga Suedia, në fakt Osama Kray nga qyteti suedez Malmo.

Magnus Ranstorp, një ekspert në luftën kundër terrorizmit nga Kolegji i Mbrojtjes Kombëtare të Suedisë tha se Kray më parë në rrjetet sociale publikoi fotografitë e tij nga Siria.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button