Analizat tregojnë: Askush në botë nuk është i sigurt nga terrorizmi

Sulmet e organizatave terroriste të kryera nga qytetet evropiane deri në Pakistan, tronditën tërë botën. Ekspertët në luftën kundër terrorizmit paralajmërojnë nga kërcënimi global i terrorizmit i cili tregoi fytyrën jo vetëm në Paris dhe Bruksel, por edhe në Ankara dhe Lahore, në Pakistan, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekspertët kanë theksuar se sulmet terroriste nuk ndryshojnë nga njëri-tjetri dhe se vendet e botës duhet të bashkohen në luftën kundër terrorizmit.

Sipas të dhënave të organizatës në Ministrinë e Sigurisë së Brendshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në vitin 2014, 32 mijë e 700 njerëz në mbarë botën kanë qenë viktima të terrorizmit, ndërsa ky numër vitin e kaluar ishte pothuajse dy herë më i vogël.

– Afrika në shënjestër të Boko Haram –

Në 15 vitet e fundit si rezultat i terrorizmit vuajtjet e njerëzve u rritën për 29 mijë krahasuar me periudhën e një dekade e gjysmë që i parapriu. Një ndikim të veçantë në Afrikë ka organizata terroriste Boko Haram, ndërsa në Lindjen e Mesme dhe Evropë organizata terroriste DAESH.

Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA, fytyra e tmerrshme e terrorizmit u shfaq në Evropë.

Në disa sulme të koordinuara terroriste më 13 nëntor 2015, u vranë 130 persona.

Në fillim të vitit 2016, sulmet terroriste më 12 janar dhe 19 mars në Stamboll vranë 18 persona, më 17 shkurt dhe 13 mars në Ankara pati 62 viktima, më 22 mars në Bruksel 34 të vrarë, më 25 mars 32 në Irak, 27 mars në Pakistan 72 persona mbetën të vrarë.

Organizata terroriste Boko Haram u themelua në vitin 2002, dhe objektivi i sulmeve të saj shpesh janë civilët në vende si Nigeria, Kameruni, Nigeri dhe Çadi. Kjo organizatë organizon rrëmbime të ndryshme të civilëve, në mesin e të cilëve edhe gra dhe fëmijë.

Burime të ndryshme thonë se Boko Haram që nga viti 2009 ka vrarë më shumë se 20 mijë njerëz.

– Në Lindjen e Mesme Al-Kaeda, DAESH dhe PKK –

Al-Kaeda në sulme të ndryshme siç janë ato në vitin 2004 në Madrid dhe në 2005 në Londër vrau gjithsej 254 persona.

Dega e Al-Kaedës në Jemen ka marrë përgjegjësinë për sulmin më 7 janar 2015, në redaksinë e revistës Charlie Hebdo në Paris. Aktivitetet e organizatës terroriste DAESH në 18 muajt e fundit janë të dukshme në rajonet e Irakut, Sirisë, Libisë, Afganistanit, Egjiptit, Algjerisë, Indisë, Indonezisë, Tunizisë, Turqisë, Filipineve, Malit dhe Sudanit. Kjo organizatë është veçanërisht aktive në rajonet e Irakut dhe Sirisë.

Organizata terroriste PKK ka kryer sulme të ndryshme në të gjithë Turqinë, dhe është veçanërisht aktive në juglindje të vendit. Në vitin 2015 janë neutralizuar 3.100 pjesëtarë të PKK-së, ndërsa terroristët vranë më shumë se 200 pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button