Formohet Këshilli i Etikës së gazetarëve: Ligj për media nuk nevojitet

U formua sot Këshilli i Etikës së mediumeve, trup i pavarur kolektiv i cili do të promovojë lirinë e shprehjes në media dhe do ti mbrojë të drejtat e qytetarëve në përmbajtjen mediatike. Gazetarët synojnë që me anë të vet-rregullimit të përmirësojnë gjendjen në media, duke kundërshtuar kështu idenë e Qeverisë se duhet ligj për media. 

Në këtë këshill në bordin drejtues është dhe portali Portalb me përfaqësuesin e saj kryeredaktoren Elida Zylbeari. Duke respektuar parimet profesionale dhe etike që vetë i kanë përcaktuar dhe pranuar të gjitha mediat janë të thirrura të bëhen anëtare në këtë Këshill. 

“Qëllimi i këtij organi është që kur gazetarët do të bëjnë gabime, opinioni do të ketë një derë ku do të trokas dhe do të kërkojë përgjegjësi prej gazetarëve. Vetë-rregullimi përjashton intervenimin apo përzierjen e shtetit në punën apo vendosjen e standardeve etike në punën e medias, faktikisht vetë-rregullimi është standard evropian të cilin e kërkon BE-ja. Ata nuk kërkojnë ligj për mediat, në veçanti jo për median e shtypur dhe të internetit por kërkon vetë-rregullim dhe ne në një mënyrë po plotësojmë një kusht që Maqedonia si vend kandidat ia ka vënë Komisioni evropian. Unë mendojë se pas këtij akti shumë solemn që patëm ne këtu sot Qeveria seriozisht do të mendojë se vërtet ka arsye që të shtyje idenë për ligj të ri për media ose jo!”, tha kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë,  Naser Selmani.

Mirçe Adamçevski  shpjegoi se vetë-rregullimi nënkupton mbrojtje të standardeve profesionale dhe etike në media, gjegjësisht mbrojtje të opinionit nga gazetarët jo-etik dhe joprofesional, mbrojtje të pronarëve të mediave që ata të mos të dërgohen nëpër gjykata dhe me këtë të mos detyrohen të paguajnë gjoba të larta dhe mbrojtje të vetë gazetarëve me qëllim që ata të mbajnë llogari se si ata do të sillen dhe sa do të respektojnë standardet etike dhe profesionale.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button