Këshilli Opozitar organizoi debat me Baton Haxhiun dhe Visar Ademin

Sot, në Shkup, Këshili Opozitar ka organizuar një tryezë të rrumbullakët me temë: ”Dekriminalizimi i shoqërive shqiptare”, kurse panelistë kryesorë në tryezë ishin publicisti nga Kosova, Baton Haxhiu dhe profesori universitar, Visar Ademi.

Baton Haxhiu tha se: “Dekriminalizimi i shoqërisë shqiptare nuk është akoma diçka e lehtë për të cilën mund të flitet, pra s’mund të flasësh si shqiptar sot i qetë për të keqen. Periudha ndërmjet të demilitarizmiz dhe dekriminilzimit është të heqësh uniformën, e e që quhet si deuniformizimi… Morali i pamoralshëm është çështje që ne e kemi përdorë edhe në Kosovë, por edhe në Maqedoni. Pushteti i

Profesori universitar, Visar Ademi ka folur për konceptin ekonomik të dekriminalizmit.

Me ç’rast Ademi theksoi: “Kur bëhet korrupsion shkatërrohen edhe institucionet. Ne identifikojmë korrupsionin përmes shtetit. Kapitali politik është koncepti i cili ua mundëson atyre që të korruptojnë gjithçka. Kompania bëhet roja e institucioneve të shtetit, kapitali politik ëshë koncept ideologjik, politikë etj. Kapitali politik nuk është në proporcion me kapitalin ekonomik. Te shqiptarët në Maqedoni me rëndësi është të dekontestojmë kapitalin politik të individëve të këqij. Sa më i madh është absorbimi I kapitalit politik, aq më I vogël është zhvillimi ekonomik”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button