Veseli: Për ne, Kushtetuta më shumë se akt juridik

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar qytetarët e vendit me rastin e Ditës së Kushtetutës.

Në urimin e tij ai ka theksuar rëndësinë e saj për popullin, si një simbol unik i shtetësisë dhe synimeve tona për shtet, dhe si mundësi për zhvillim.

“Gëzuar Dita e Kushtetutës! Kushtetuta, për ne, qytetarët e Republikës së Kosovës, është më shumë se akt juridik. Është simbol unik i shtetësisë dhe synimeve tona shekullore për shtet. Në vete ajo përmban thellësisht mundësitë tona për sovranitet, integritet dhe barazi, duke pasqyruar sakrificat për themelimin e shtetit, promovimin e vlerave demokratike si dhe funksionimin e baraspeshuar të pushteteve. Më shumë se kurrë, sot, na duhen energji të shtuara ta jetësojmë Kushtetutën tonë, ta bëjmë dinamike, frymëzim për çdo qytetar, për jetë dinjitoze në Republikën e Kosovës. Gëzuar!”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button