Ibrahimoviç: do të shihni çfarë do të bëj në ndeshjen e kthimit PSG

Futbollisti i kombëtares suedeze të futbollit dhe i kampionit francez Paris Saint Germain (PSG), Zlatan Ibrahimoviç ka thënë se ekipi i tij do të ofrojë një lojë shumë më të mirë në ndeshjen e kthimit të çerekfinales në Ligën e kampionëve në përballjen kundër Manchester City-t, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi i parë në çerekfinalen e Ligës së kampionëve ndërmjet PSG-së dhe Manchester Cityt u zhvillua këtë javë Parc des Princes, ndërsa ndeshja përfundoi me rezultatin 2:2.

Me këtë rast u prononcua edhe kapiteni i parisienëve Zlatan Ibrahimoviç, duke dhënë parashikimet e tij në lidhje me ndeshjen e kthimit në stadiumin Etihad, e cila do të luhet javën e ardhshme.

“Kemi bërë shumë gabime. Përndryshe kemi luajtur shumë mirë. Nuk u organizuan siç dimë ne. Ne nuk do ti përsërisim ato gabime. Në ndeshjen e kthimit do të luajmë shumë më mirë”, tha Ibrahimoviç, shkruan Guardian.

Ai shtoi se në ndeshjen e parë huqi një penallti dhe pastaj shënoi një gol, por siç tha ai, kjo nuk e shqetëson.

“Unë nuk kam nevojë për t’u shqetësuar për sa kohë që jam në vendin dhe kohën e duhur”, tha Ibrahimoviç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button