Arbër Ademi mori detyrën nga Fatmir Besimi, zv kryeministër për euro-integrime

Zëvendësministri për eurointegrime në Maqedonis, Arbër Ademi sot zyrtarisht mori detyrën nga paraardhësi i tij, Fatmir Besimi.

Besimi në dorëzim pranim të detyrës njoftoi Ademin me projektet e ardhshme të Sekretariatit, si dhe me   fushëveprimin e punës dhe i dëshiroi të vazhdim të suksesshëm në rrugën drejt integrimeve evropiane të vendit, duke theksuar nevojën e vazhdimësisë në punën për realizimin e qëllimeve strategjike në këtë fushë.

Zëvendëskryeministri i ri Ademi është doktor i shkencave juridike në fakultetin e drejtësisë në Tiranë, ka përvojë të pasur shkencore dhe është i angazhuar në fushën e drejtësisë, ka marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare si dhe punime shkencore të botuara në revista shkencore ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button