Vrau bashkëshorten, arrest me burg për gardistin

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën arrest me burg për gardistin Admir Dervishi, autori i vrasjes së bashkëshortes së tij. Masa është dhënë paraditen e kësaj të premte.

Mëngjesin e dy ditëve më parë, Admir Dervishi vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij, Ilda Dervishi 28 vjeç, nënë e dy fëmijëve. Ngjarja ndodhi në katin e pestë të një pallati në “Rrugën e Qelqit”, në zonën e Kombinatit, ku punonjësi i Gardës së Republikës, Admir Dervishi qëlloi me armën e shërbimit mbi bashkëshorten e tij.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se krimi i rëndë ka ndodhur për motive xhelozie.

28-vjeçarja nuk mundi t’i mbijetojë plagëve si pasojë e 2 plumbave që mori në trup, ndërsa në momentin e ngjarjes, në banesë mësohet se kanë qenë edhe 2 fëmijet e çiftit Dervishi.

29-vjeçari me origjinë nga Tepelena, Admir Dervishi, i cili punonte prej disa vitesh në Gardë, u vu në pranga nga forcat e komisariatit nr. 6 dhe pritet të merret në pyetje për të hedhur dritë mbi motivet që e shtynë të ndërmerrte aktin e rëndë.

Çifti Dervishi kishte disa muaj që jetonte në zonën e Kombinatit, në një apartament që e kishin marrë me qira.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button