Yee: Të ndalet dhuna, Kosova po shkon prapa

Zëvendësndihmëssekretari i Shtetit Amerikan për Çështje të Europës dhe Euro-Azisë, Hoyt Brian Yee, u ka bërë thirrje politikanëve në Kosovë që të heqin dorë nga dhuna, sepse kjo, ka thënë ai, po e dëmton shumë Kosovën dhe po e kthen prapa.

“Është me rëndësi të ndalet përdorimi i dhunës, gazi lotsjellës dhe koktejet e molotovit. Kjo mënyrë është abuzim me pushtetin dhe mjetet politike. Është e rëndësishme të kuptohet se përderisa vendet e rajonit po ecin përpara, Kosova lëre që po rri në një vend, por nganjëherë po shkon edhe prapa me veprimet e papërgjegjshme të politikanëve. Bashkësia ndërkombëtare, e bashkuar po u bën thirrje liderëve politik t’i zgjidhin mosmarrëveshjet. Kësaj klime duhet t’i vijë fundi”, ka thënë Yee, në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ai në një intervistë Speciale në Klan Kosova, tha se “udhëheqësit politik të zgjedhur duhet ta bëjnë punën për të cilën janë zgjedhur. Duam të shohim më pak korrupsion e më shumë vende pune”.

“SHBA-të u bëjnë thirrje të gjitha partive politike që ta kryejnë punën e tyre, për t’i gjetur zgjidhje kësaj krize. Është shumë e rëndësishme që udhëheqësit kosovarë ta kuptojnë ndikimin negativ të këtyre pamjeve në gazetat dhe televizionet ndërkombëtare”.

“Në të gjitha demokracitë duhet të ketë kompromis dhe mënyrë të zgjidhjes së problemeve. Udhëheqësit e Kosovës, duhet t’i japin llogari së pari qytetarëve të Kosovës, e më pas t’i përmbushin të gjitha premtimet ndaj bashkësisë ndërkombëtare të Kosovës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button