Statusi për Shqipërinë, Merkel: Jo vetëm reforma, veproni

Kancelarja gjermane Angela Merkel, në deklaratën e parë qeveritare duke folur mbi çështjen e zgjerimit të BE-së, ku në diskutim ishte dhënia e statusit kandidat Shqipërisë dhe hapja e negociatave të anëtarësimit me Serbinë, u shpreh, se Gjermania pajtohet me vendimin për shtyrjen e dhënies së statusit të kandidatit Shqipërisë.

Merkel theksoi gjithashtu, se Shqipëria duhet të miratojë edhe ligje të tjera për reforma.

Por cilat janë këto ligje që do t’i jepnin Shqipërisë statusin e vendit kandidat?  Një zëdhënës i qeverisë federale gjermane tha për DW, se muajt e fundit Shqipëria ka iniciuar hapa pozitivë reformash.

Për t’u përmendur janë ndër të tjera miratimi i ligjit për shërbimin publik, ligji për Gjykatën Kushtetuese dhe direktivat procedurale për parlamentin. Edhe në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar janë ndërmarrë masa për t’u përshëndetur.

Sipas tij, Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet e mëtejshme për implementimin e strategjive reformuese në fushën e drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit, të zgjerojë legjislacionin përkatës dhe pret hetime të mëtejshme pro-aktive si dhe ndjekje penale edhe në fushën e krimit  të organizuar.

“Mbi bazën e këtyre reformave edhe Këshilli i Ministrave të BE-së në qershor do të trajtojë sërish çështjen e statusit të kandidatit për Shqipërinë. Qeveria gjermane ka nënvizuar vazhdimisht, se kriteri vendimtar për dhënien e statusit të kandidatit nuk është vetëm legjislacioni reformator, por para së gjithash zbatimi i tij”, tha zëdhënësi./Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button