Davutoglu: Stabiliteti i Bosnjë e Hercegovinës sjellë stabilitet në Ballkan
Kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka mbajtur konferencë të përbashkët në rezidencën në Çankaya me kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës (BeH) Denis Zvizdiç i cili ndodhet për vizitë në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Me këtë rast Davutoglu tha se Turqia gjithmonë ka inkurajuar marrëdhëniet miqësore mes Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës dhe mes Bosnjës e Kroacisë. “Ne i japim rëndësi të madhe vazhdimësisë në mënyrë efektive mekanizmit të treshes Turqi-Serbi-Bosnjë”, tha ai.
“Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Bosnjë e Hercegovinës janë marrëdhënie shumë të veçanta. Kemi lidhje historike, lidhje shpirtërore, psikologjike shumë intensive. Në zemrën e çdo qytetari të Bosnjës ka dashuri për Turqinë. Ndërsa në Turqi kur flitet për Bosnjën të gjithë afrohen për të biseduar. BeH-në të cilën edhe unë personalisht e kam vizituar çdo pjesë të saj me një admirim dhe dëshirë të madhe në politikën e vendit e shoh si një prej shtyllave më të rëndësishme të politikës tonë të jashtme”, u shpreh Davutoglu.
Ai tërhoqi vëmendjen se qetësia, stabiliteti, mirëqenia e BeH-së është një nga objektivat kryesore të Turqisë në Ballkan. Davutoglu tha se populli turk gëzohet për çdo lajm të mirë që vjen nga Bosnja dhe gjithashtu pret me pikëllim çdo dhimbje që përjetohet në Bosnjë.
“Në kuadër të kësaj me mikun e çmuar Denis diskutuam së bashku të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve, shqyrtuam zhvillimet rajonale. Në pikëpamjen politike mes dy vendeve nuk ka ndonjë problem. Qëndrimi ynë njihet nga e gjithë bota që ne dëshirojmë bashkëjetesën mes të gjitha entiteteve boshnjakë, serbë brenda BeH-së dhe gjithashtu dihen qëndrimet tona parimore dhe të hapura për sigurimin e parimit thelbësor të integritetit territorial të BeH-së. Stabiliteti i Bosnjës sjellë stabilitet në Ballkan. Prania e një krize në BeH nënkupton dhimbje të mëdha si në vitet 1990”, tha Davutoglu.
“Edhe pse kanë kaluar 20 vite, kur kam marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore të dhimbjeve të mëdha të përjetuara në Sebrenicë kam ndjerë edhe njëherë dhimbje. Për këtë arsye mikut të çmuar, Zvizdiç në Ankara i shpreh ndjenjat e 78 milionëve dhe se pavarësisht kushteve Turqia do të jetë gjithmonë në krah të Bosnjës”, deklaroi në fjalimin e tij kryeministri Davutoglu.
Ai mes tjerash tha se po ndjekin nga afër proceset e anëtarësimit në NATO dhe BE të BeH-së dhe se e shohin si shumë të rëndësishme aplikimin e BeH-së për anëtarësim në BE. Davutoglu tha se kanë besimin që ky aplikim i anëtarësimit të japë kontribute të rëndësishme në çështjen e brendshme të paqes që BeH-ja të jetë pjesë e familjes së Evropës.
“Anëtarësimi i BeH-së në NATO jo vetëm nga pikëpamja ushtarake dhe e sigurisë, është e rëndësishme edhe nga pikëpamja ekonomike. Kjo është garanci e stabilitetit, e cila është e rëndësishme sepse në një vend që ka stabilitet tërhiqen më shumë investime. Stabiliteti në Ballkan do të përparojë në baza edhe më të sigurta me anëtarësimin e BeH-së në BE dhe NATO”, theksoi Davutoglu.
– “Do të jetë mesazh pozitiv shumë i rëndësishëm në Ballkan”
Kryeministri Davutoglu tha se kanë shqyrtuar edhe balancat e përgjithshme në Ballkan.
“Siç e dini kur ndodhesha për vizitë në Serbi në muajin dhjetor faktikisht bashkë me Zvizdiçin dhe kryeministrin serb Vuçiç do të shkonin në Sanxhak por kushtet e motit nuk na mundësuan të realizojmë vizitën. Shpresojmë që në një kohë sa më të shpejtë do të mundësohet të shkojmë në Sanxhak. Turqia gjithmonë ka inkurajuar marrëdhëniet miqësore mes Serbisë dhe BeH-së dhe mes BeH-së me Kroacinë. Ne i japim rëndësi të madhe vazhdimësisë në mënyrë efektive mekanizmit të treshes Turqi-Serbi-Bosnjë. Shpresojmë që kjo në nivel kryeministror, presidencial të realizohet sa më parë të jetë e mundur dhe do të jetë një mesazh pozitiv për Ballkanin. Gjtihashtu edhe unë si kryeministër pas zgjedhjeve të 1 nëntorit dëshiroj të zhvilloj një vizitë në BeH në javët e ardhshme. Së bashku do ti diskutojmë sërish këto çështje”, tha Davutoglu.
Në takim në prani të kryeministrit turk dhe kryetarit të Këshillit të Ministrave të BeH-së Denis Zvizdiç u nënshkrua “Marrëveshja e bashkëpunimit të trajnimit ushtarak mes Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Këshillit të ministrave të BeH-së”.