Me xhinse e pa kollare, Rama kërkon ndjesë për veshjen joprotokollare

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka vizituar sot Kosovën, me rastin e marrjes së detyrës nga ana e presidentit të ri, Hashim Thaçi.

E veçanta e këtij takimi ishte se Rama nuk ishte veshur ashtu siç e kërkon protokolli.

Me xhinse, një këmishë të bardhë dhe pa kollare, Edi Rama, që njihet për një stil më ndryshe dhe jo shumë protokollar, nuk harroi që në fund të fjalimit të tij, të falënderojë Qeverinë e Kosovës për mirëkuptimin ndaj veshjes së tij.

“Shumë faleminderit kryeministër për mikpritjen, dhe mirëkuptimin për veshjen time jo fort protokollare, por krejtësisht e paqëllimshme. Dhe, faleminderit edhe juve për praninë tuaj”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button