Turqi, shuhet aleanca Erdogan-Gulen?

Shumë udhëheqës sektorësh të partisë AKP janë arrestuar, shume tjerë kanë lënë partinë, dhe e gjithë kjo, pasi konflikti mes kryeministrit Recep Tayyip Erdogan dhe imamit Fetullah Gulen ka eskaluar.

Sëbashku kanë fituar zgjedhjet, kanë zvogëluar ndikimin e ushtrisë, ndryshuan kushtetutën, u kanë mbijetuar puçeve dhe mbi të gjitha kanë ndërtuar shtetin.

Tani, pas gjithë këtyre triumfeve, ka filluar lufta mes veti, ku përkrahësit e Erdoganit njihen si më konzervatorët, ndërsa ata të Gylenit si më liberalë, por që të dy prapa kanë ndjenjat islame.

Sa i fuqishëm është klani i Fetullah Gylenit?

Imami vetë, gati dy dekada jeton në ekzil në SHBA. Arsyeja e largimit është si pasojë se drejtësia turke e akuzon për një përpjekje të tij për ngritjen e një shteti islam në Turqi.

Anëtarët e tij kanë themeluar shkolla, media, banka, klinika spitalesh – në 140 vende të botës, ku mes tjerash edhe në vendet shqiptare, si shkolla “Yahya Kemal”, “Turgut Ozal”, “Mehmet Akif”, “Zaman”-in. Në vitin 2002, grupi i Erdoganit dhe Gulenit, krijuan një koalicion që të dalin të dyja sëbashku në zgjedhje, por që në fakt ishin dy grupe të ndryshme mbi “perceptimin” e islamit. Prej atëherë, fërkimet kanë ekzistuar, por me kohë duke u zmadhuar, për të eskaluar tërësisht javën e fundit.

Sipas mediave turke, bëhet fjalë për mbi 80 të arrestuar qeveritarë, ku sipas Erdoganit, kanë bërë shkelje procedurash dhe korrupsion. Që të gjithë të arrestuarit, ku spikasin djem ministrash dhe drejtorë policie, kanë qenë pjesë e grupacionit të Gylenit dhe sipas këtyre të fundit, bëhet fjalë thjesht për hakmarrje, transmeton almakos.

Sesi do vazhdojë ky trend “luftimesh”, më së mirë do tregojë viti 2014 ku do zhvillohen edhe zgjedhjet komunale në Turqi. Atëherë do shikohet nëse do kemi një dobësim të kryeministrit Erdogan apo të imamit më të fuqishëm të planetit ose thjesht, partitë e majta do triumfojnë si pasojë e përçarjes së AKP-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button