Mustafa: Bashkëpunimi me Shqipërinë është i interesit të veçantë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron në një vizitë në Kosovë dhe fillimin e kësaj vizite 24 orëshe e pati me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.
Në fokus të këtij diskutimi ishte forcimi i bashkëpunimit në mes dy vendeve, në veçanti ai ekonomik.
Mustafa vlerësoi bashkëpunimin dhe e cilësoi me rendësi primare.
“Vlerësuam bashkëpunimin tone vëllazëror mes institucioneve tona edhe ne fushën e ekonomisë kemi arritur mjaft ne marrëveshjet që i kemi nënshkruar mes dy shtetesh. Vlerësojmë se bashkëpunimi me Shqipëri është i interesit të veçantë tha Mustafa.