Kryeministri Mustafa zgjedhjen e Thaçit president e sheh në funksion të stabilitetit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në emër të Qeverisë së Kosovës, uron presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për zgjedhjen dhe dhënien e betimit para deputetëve, njofton kumtesa nga Kryeministria, transmeton Koha.net.

Kryeministri Mustafa i uron presidentit Thaçi suksese në këtë detyrë, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim në realizimin e synimeve të qytetarëve të Kosovës për zhvillim ekonomik, fuqizim të gjithanshëm të shtetit dhe integrime euroatlantike.

Mustafa thekson se zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës nga ana e përfaqësuesve të popullit të Kosovës në Kuvend, është një hap i rëndësishëm që dëshmon stabilitetin dhe funksionalitetin e plotë institucional e demokratik të shtetit të Kosovës.

Përmes kumtesës, ftohen të gjithë përfaqësuesit dhe subjektet politike në Kosovë që, në partneritet me SHBA-të dhe vendet tjera mike, të jenë pjesë e angazhimeve të përbashkëta për realizimin e aspiratave të qytetarëve të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button