E vërteta e helikopterit që u rrëzua në Shkodër

Gazetari i Report TV, Elvis Nabolli ka shkruar dje në FB, rreth dyshimit të tij se helikopteri i rrëzuar në liqenin e Shkodrës mund të transportonte mermer në shtëpinë e Ministres në Vermosh. Postimi i tij në FB, është marrë menjëherë nga disa portale online. Pas kësaj gazetari e ka hequr postimin nga facebook-u.  Sot ai ka bërë një postim tjetër ku sqaron se helikopteri që ka transportuar mermer, në fakt ka qenë i një firme private dhe nuk ka lidhje me ngjarjen e ndodhur të helikopterit të FA ku tragjikisht humbën jetën 2 pilotët.

elvis

Ndërkaq, edh pse gazetari u tërhoq, kanë vazhduar dyshimet në disa portale. Derisa kompania e helikopterëve, Shega Trans, bën me dije se helikopteri i ulur dje në Hanin e Hotit është helikopteri i tyre dhe jo helikopteri i Forcave të Armatosura i cili u rrëzua në Malësinë e Madhe.

“Kompania “Shega Trans” sha, duke u nisur nga disa lajme të publikuara në mediat online lidhur me aksidentin e ndodhur dje në një helikopter të FA-ve në liqenin e Shkodrës , ndjen detyrimin moral të bëjë këtë komunikim për të sqaruar mediat dhe opinionin publik. Kompania jonë gjatë ditës së djeshme ka kryer 2 fluturime ajrore në veri të Shqipërisë, konkretisht nga vendi i quajtur “Shtoj, Malësi e Madhe për në Curraj i Eperm , Tropojë. Këto dy fluturime janë kryer për të përmbushur amanetin e një qytetari shqiptar të vdekur jashtë kufijve të Shqipërisë për ndërtimin e varrit të tij në vendin e lindjes Curraj i Epërm, Tropojë”.

Edhe qeveria ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha për helikopterin e Forcave të Armatosura.

“Lidhur me pretendimet e artikullit të portalit syri.net dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, sqarojmë se helikopteri EC 145 me numër anësor 637, në orën në të cilën portali pretendon se është ulur në doganën e Hanit të Hotit, ka qenë në një fluturim të planifikuar në jug të Shqipërisë, fluturim të nisur në orën 09:10 të mëngjesit të ditës së djeshme me itinerarin,  Farkë- Belsh- Gllavë- Tepelenë- Skerficë- Butrint- Ksamil- Sarandë- Llogara- Akerni- Lushnje, e në fund është ulur pa problem në bazën e Farkës.

Helikopteri i shfaqur në videon e portalit syri.net është civil, me përmasa më të mëdha dhe pa shenja dalluese të Forcës së Armatosur. Në këtë video gjithashtu dallohet qartësisht se helikopteri është i pajisur me rrota. Ndërkohë që asnjë helikopter i FA-ve nuk është i pajisur me rrota, por janë të pajisur me sistemin me slitë. Sa më sipër aludimet e portalit syri.net janë të pavërteta dhe për më tepër dashakeqe. Ftojmë median të distancohet nga abuzimet që nuk ndalen as përpara humbjes së jetës së dy pilotëve të Forcave të Armatosura në krye të detyrës”, thuhet në reagimin e Transparenca.al.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button