Fatmir Besimi kërkon ndihmën e BE-së, për emrin

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi në intervistën për Euraktiv ka drejtuar apel deri te bashkësia ndërkombëtare, veçmas BE e NATO të intervenojnë në kontestin mes Greqisë dhe  Maqedonisë për emrin dhe të ndihmojnë vendin të dal nga qorsokaku në të cilën gjendet. 

“Gjendja e tanishme u bë sfidë për shtetin, pritjet ngelën të ndryshme në grupe të ndryshme etnike”, pohon Besimi. Ai konsideron se “bashkësia ndërkombëtare është e pakënaqur nga mungesa e përparimit në integrime dhe shqiptarët ndjejnë se përparimi drejt BE-së do t’i rrisë mundësitë për punë dhe do t’i avancojë të drejtat e tyre, në kohën kur papunësia ende është e lartë. 

“Ne do të vazhdojmë të bisedojmë me fqinjin tonë, Greqinë në kuadër të KB-së, por e nevojshme është që bashkësia ndërkombëtare të ndihmojë në këtë proces, pa dallim nëse janë ato institucionet e BE-së, shteteve anëtare, NATO apo SHBA. Nuk prejudikoj format, por pamë se si BE me sukses u përfshi në kontestet bilaterale siç janë Serbia, Kosova, apo Slovenia e Kroacia”, thotë Besimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button