“Ballistat” dhe “Shvercerat” kanë lënduar katër policë

Të mërkurën, rreth orës 17:30 në Shkup në stadiumin “Çair”, derisa është luajtur ndeshja fudbollistike mes ekipeve “Shkëndija” dhe “Sileks”, ka ardhur deri në prishjen e rendit publik e cila ka ardhur si rezultat i përleshjes fizike mes dy tifo-grupeve, “Ballistët” dhe “Shvercerat”, njofton Portalb.

Gjatë intervenimit të policisë, janë lënduar katër zyrtar policor, të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Shkupit dhe më pas janë lëshuar për kurim shtëpiak.

Në orën 20.30 në SPB-Tetovë është paraqitur se janë dëmtuar katër autobusë me të cilët janë bartur tifozët “Ballistë” deri në Tetovë. Autobusët i kanë dëmtuar tifo-grupi “Shvercerat” të cilët kanë gjuajtur me materiale të forta drejt autobusëve, transmeton Portalb.

Gjithashtu, është dëmtuar edhe një automjet “Ford Fokus” me targa të Tetovës, në pronësi të ndërmarrjes “Sekuritas M” nga Tetova, që e ka drejtuar personi L.S. (18).

Janë duke u marrë të gjitha masat nga polica që të pastrohet në tërësi rasti. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button