Samiti i BE-së, vetëm duhet të miratoje vendimet e qarta për zgjerim

Mbas dite do të mbahet samiti dy ditorë i Këshillit të Evropës, ku pritet të sillen vendime shumë të rëndësishme për Bashkimin Evropian.

Sipas programit të shefave të shteteve apo qeverive të vendeve anëtare, seancën e parë do t’ia kushtojnë politikës së përbashkët të sigurisë, bashkë me sekretarin gjeneral të NATO-së, Anders Forg Rasmunsen. Liderët e Bashkimit Evropian do të diskutojnë për zhvillimin e mekanizmave mbrojtës dhe forcimin e industrisë mbrojtëse të Evropës.

Në kuadër të mbrëmjes së punës, Këshilli i Evropës do të fokusohet në politikat ekonomike, monetare dhe sociale. Sipas Kryetarit të Këshillit të  Evropës,  Herman Van Rampuje, njerëzit e parë të vendeve anëtare të BE-së, bashkë me njeriun e parë të Bankës Qendrore Evropiane, Mario Dragi do të fokusohen në Unionin Bankar dhe partneritetin, për krijimin e vendeve të reja të punës si dhe rritje ekonomike.

Para mbarimit të takimit te shefave të vendeve anëtare të BE-së, liderët duhet të miratojnë vendimet për zgjerimin e Unionit Evropian, ku është e qartë se vetëm Serbia do të marrë “dritë të gjelbër”, për fillimin e negociatave për anëtarësim, ndërsa Maqedonia do të presë për fillimin e bisedimeve deri në samitin e dhjetorit vitin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button