Komuna e Tetovës promovon ueb-aplikacionin “unepertetoven.com” 

Kryetarja e Komunës së Tetovës  Teuta Arifi, bashkë me shefin e Zyrës për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun Armend Fazliu, sot në hapësirat e Komunës së Tetovës kanë bërë promovimin e ueb-aplikacionit unëpërtetovën.com.

“Unë për Tetovën, paraqet një vegëz elektronike në dorën e qytetarit, me të cilën ai në kohë reale mund të paraqesë probleme në infrastrukturë, ekologji, urbanizëm dhe ndriçim publik, veprimtari publike etj. Problemi i raportuar do të jetë i dukshëm për të gjithë qytetarët, ku nga ana e shërbimeve komunale në mënyrë transparente do të arsyetohet çdo fazë e nevojshme e cila duhet do të ndërmerret deri në zgjidhjen përfundimtare të tij”, theksoi Arifi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button