Humbi jetën nga rrëzimi i helikopterit, Hoxha tre ditë më parë kishte caktuar ditën e dasmës

Dje ishte në fluturim, për herë të fundit, pasi rrëzimi i helikopterit i mori jetën. Por i riu Donald Hoxha nga Kuçova, fundjavën e kaluar kishte ndarë ditën e dasmës. Togeri i ndjerë do të martohej me të fejuarën e tij në muajin korrik, por fluturimi i djeshëm ndërpreu në mes çdo plan të tij.

Ai kishte shkuar të dielën në Kuçovë, për të caktuar atë që do ishte dita më e bukur e jetës së tij, por gjithçka u ndërpre në mes. I ndjeri Hoxha kishte studiuar dhe ishte trajnuar jashtë shtetit dhe prej disa kohësh shërbente pranë Forcave të Armatosura, si pilot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button