Zaev në Butel dhe Çair, në sfond edhe flamuri shqiptar

“Qytetarët mundet shumë thjeshtë që të pranojnë konceptin e LSDM-së, për kthimin e klasës së mesme, për arsye së kjo do të thotë kthimin e parave ndaj popullatës”, tha Zoran Zaev, para qytetarëve të Butelit dhe Çairit. Në mesin e disa flamujve të vendosur në këtë tubim, ishte edhe flamuri shqiptar.

Zaev premtoi kthimin e 130 milionë eurove qytetarëve, duke paralajmëruar me këtë masë një efekt të shumëfishtë për ekonominë. 

Zaev ka thënë se kriza ka pushtuar çdo familje dhe se kjo vërehet në këtë kohë, kur kanë mbetur veçse dy javë nga festat e Vitit të Ri. 

“Në Maqedoni sikur të mos ketë pas dy javësh festa. Njerëzit mbyllen në shtëpi, nuk shkojnë as mysafirë dhe as nuk kanë mundësi të presin mysafirë. Ata shohin të kursejnë sa më shumë që munden. Kësisoj do të jetojmë vallë? Jo, kurrsesi jo”, ka deklaruar Zaev. 
Duke folur për ndotjen e ajrit, Zaev ka thënë se situata është pasojë e politikave të brendshme dhe e prioriteteve të gabuara. 

“Sikur pushteti të hiqte dorë nga vetëm disa përmendore, do të zgjidheshin shumë probleme. E rëndësishme është të kihet vullnet dhe të mendohet për popull. Vetëm kësisoj mund t’u rikthehet buzëqeshja qytetarëve tanë”, ka theksuar kreu socialdemokrat.

Lajme të ngjashme

Back to top button