Dy përdhunime për 24 orë në Maqedoni

Siç njoftojnë nga policia S.L. ka qenë në gjendje të alkoolizuar dhe ka kryer veprime seksuale mbi të dëmtuarën. Pas një kohe të shkurtër ajo është arratisur dhe ngjarjen e ka paraqitur në polici.

Daja përdhunon mbesën

Një njëzet e trevjeçare nga Prilepi dje rreth orës 07:00 ka denocuar se në Shkup është dhunuar nga daja i saj S.L. (50), njofton MIA.

Siç njoftojnë nga policia S.L. ka qenë në gjendje të alkoolizuar dhe ka kryer veprime seksuale mbi të dëmtuarën. Pas një kohe të shkurtër ajo është arratisur dhe ngjarjen e ka paraqitur në polici.

S.L. është arrestuar në Sracionin policor Gazi Babë ku është marrë në bisedë, me ç’rast i është ngritur padi penale për shkak dyshimit për vepër të kryer penale “përdhunim”, ndërsa nga gjykatësi në një procedurë paraprake i është caktuar masë arresti në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Një manastiras ka përdhunuar një vajzë 13 vjeçare

SPB Manastir parashtroi kallëzim penal kundër manastirasit A.A. (25) për shkak të dyshimit bazë për vepra të bëra penale “marrje e fëmijës” dhe “sulm gjinor ndaj fëmijës i cili nuk ka mbushur 14 vjet”.

Siç kumtoi MPB-ja, i denoncuari më 1 mars të këtij viti rreth orës 14:00 në Manastir, para një shkolle fillore, me tërheqje e ka shtyrë 13-vjeçaren në automjetin e tij, pas çka e ka dërguar në drejtim të panjohur, kur ka kryer veprime gjinore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button