Pritet qëndrimi për Maqedoninë nga Këshilli për Punë të Përgjithshme i BE-së

Ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së, në mbledhjen e sotme të Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së, në Bruksel do të vendosin se çfarë qëndrimi do të marrin për Maqedoninë i cili më pas do të votohet në samitin e Këshillit të Evropës të enjten dhe të premten nga ana e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së.

Siç raporton korrespodenti i MIA-s, nga Brukseli, ajo që tash më me siguri dihet, ministrat e jashtëm edhe për ët pestën herë me radhë do ta refuzojnë rekomandimin e Komisionit Evropian për t’i dhënë Maqedonisë datë për fillimin e bisedimeve me Be-në.

Lajme të ngjashme

Back to top button