Venizellos prezanton qëndrimet e njohura për Maqedoninë

Ministri i punëve të jashtme i Greqisë Evangellos Venizellos, sot ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit për punë të jashtme të Bashkimit Evropian, ku shkurt është shprehur edhe për çështjen e emrit të Maqedonisë.

Siç pohon MPJ, Venizellos ka prezantuar pozicionet greke për emrin me Maqedoninë, njësojë si në mbledhjen e mëparshme të ministrave të jashtëm të NATO-së. 

Për Maqedoninë më hollësisht do të diskutohet në mbledhjen e nesërme të Këshillit për punë të përgjithshme të Bashkimit Evropian, ku Greqia përsëri do të prezantohet nga Venizellos. 

Lajme të ngjashme

Back to top button