Athina pas skandalit të Venizelos: SHBA ende nuk na ka falur për veton në Bukuresht

Skandali me refuzimin e ftesës së Evangelos Venizelos në takimin ministror të NATO-s për shkak se në  Deklaratën e Përbashkët të takimit Maqedonia  ka qenë e evidentuar me emrin kushtetues ka nxitur reagime të shumta në mediat greke. Sipas po të njëjtave media edhe evidentimi i Maqedonisë me emrin kushtetues është poashtu një skandal tjetër diplomatik.

“SHBA provokon, e shënoi IRJM-në si Maqedoni”, “Faull i SHBA-së me emrin e IRJM-së”,  ‘Venizelos i nervozuar me SHBA-në”, këto janë vetëm disa nga titujt e gazetave greke dhe portaleve informative.

Lajme të ngjashme

Back to top button