Venizelos për shkak të Maqedonisë refuzon të merr pjesë në Samitin e NATO-s

Shefi i diplomacisë greke  për shkak të Maqedonisë refuzoi të merr pjesë në takimin e ministrave të NATO-s. Evangelos Venizelos, u tërhoq nga takimi në të cilin do të diskutohej për masat kundër ISIS-it, sepse në  Deklaratën e Përbashkët të takimit Maqedonia  ka qenë e evidentuar me emrin kushtetues. Kryeministri grek për situatën ka informuar edhe sekretarin shtetëror Xhon Kerin. Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë Venizelos ka anuluar pjesëmarrjen  e tij në takim, sepse ShBA-ja nuk ka respektuar rregullat dhe vendimet e Kombeve të Bashkuara. “Shkaku për mospjesëmarrjen e Venizelos ndodhi sepse edhe përskaj kontakteve të shpeshta dhe notave protestuese të adresuara Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët thirrën Samitin, nuk respektohen rregulluat dhe praktikat e OKB-së, lidhur me mënyrën në të cilën u emëruan shtetet pjesëmarrëse. Më konkretisht edhe pse në Samitin IRJM merrte pjesë me emrin e saj të përkohshëm, në Deklaratën e Përbashkët të shteteve  të cilat janë pjesë e Aleancës u nënshkrua me emrin  e saj kushtetues”, thuhet në  kumtesën e ministrisë greke. Për shkak të nënshkrimit, Greqia ka dorëzuar deklaratë  me anë të cilës rikujton vendimet e Këshillit të Sigurisë të OKB-së, duke potencuar se shteti grek nuk na njeh me emrin kushtetues.

“Zëvendëskryeministri i punëve të jashtme Venizelos adresoi edhe letër në adresë të Ministrisë së punëve të jashtme të ShBA-ve, Xhon Kerit”, thuhet në kumtesën e ministrisë.

Në vend të Venizelos në Samit mori pjesë edhe ambasadori grek dhe përfaqësuesi i përhershëm të Greqisë  në NATO, Mihalis Damesis.

Lajme të ngjashme

Back to top button