Hovit: Bojkoti i opozitës vendim i gabuar

Raportuesi i deritanishëm i Maqedonisë në Parlamentin Evropian Richard Hovit  e konsideron si të gabuar vendimin e opozitës për të bojkotuar parlamentin.

Në fjalën që mbajti  përpara përfaqësuesve politikë dhe diplomatikë, në Info Qendrën e BE-së, Hovit tha se bojkoti nuk është zgjidhje.

“Kapërcimi i problemeve është shenjë për një demokraci të pjekur. Vlerësimi im është se partitë nuk e kanë kuptuar ende këtë, por detyra e tyre është që ta përmirësojnë këtë gjë. Ndasitë e brendshme nuk mund të zgjidhen nga jashtë. Vlerësoj se dialogu politik në vend ka dështuar”, tha Hovit.

Ai tha se po lë detyrën e raportuesit i zhgënjyer sepse nuk ka mundur të bëjë diçka më shumë për integrimin e Maqedonisë.

“Jam i zhgënjyer, por ndahem me shpresë se qytetarët tuaj do të vazhdojnë me përkushtimin ndaj së ardhmes evropiane të vendit”, tha Hovit.

Lajme të ngjashme

Back to top button