Gazetarëve që kritikonin, tani u pengon liria e tepruar

Erol Rizaov, kolumnë –“ Gazetarët heronj dhe frikacakë”, Utrinski Vesnik
Gazetarët  që krijuan emër duke shkruar dhe kritikuar, si që thonë, në kushte të vështira të shtypjeve, tani në shoqëri demokratike dhe mediume të lira janë kundër lirisë së madhe dhe demokracisë. M e ashpërsi stigmatizojnë dhe satanizojnë çdo gjë që me kritikë adresohet ndaj politikave qeveritare.

Toni Naunoski, kolumnë – “Velesi  shumë vuajti nga tranzicioni mafioz”, Dnevnik
Shtipi ka qenë rebel, Ohri shpirtëror, por Velesi ka qenë qendër e mendimit  kulturor dhe intelektual në Maqedoni. Kjo ka qenë kështu sepse qyteti ka pasur, ka krijuar, qyteti ka investuar në gjeneratat e veta.

Slobodan Najdovski, kolumnë –“ Mes Shkupit dhe Maqedonisë”, Utrinski Vesnik
Maqedonia ka nevojë të madhe për deshkupjanizim. Të gjithë munden të luajnë në atë letër, por opozita nuk guxon të u len atë adut të tjerëve. Nuk parashtrohet pyetja për zgjedhje mes Shkupit dhe qyteteve tjera, por për Maqedoninë me të cilën do të prin Shkupi.

Dimitar Çulev, kolumnë – “ Ukraina në ankand”, Utrinski Vesnik
Askush më nuk flet për fitim, por për atë se a do të zgjedh Kievi zyrtar dhe presidenti Janukoviq të keqen më të vogël mes të mundshmeve – bllokadë evropiane për Ukrainën ose dimrin energjetik.

Hristo Ivanovski, kolumnë – “ Do të hanë shumë sanduiçe”, Dnevnik
Ukraina pohon simptomet e kombit të ndarë me probleme identiteti, dhe kur në atmosferë të tillë Nuland do të ndan sanduiça, ato u ngjajnë armës propagandë, ndërsa veterani Mekejn do ti zgjojë lugatat e luftës nga e kaluara.

Sonja Hristovska – Ugrinovska, koment – “Gasifikim ose dimra të ndotur”, Dnevnik
Prej muajit janar duhet të fillohet të punohet me seriozitet  mbi masat e mesatare që do të mundësojnë qyteti më në fund të merr frymë edhe në dimër, sepse dhjetori prap do të na vjen. Që të mos kemi periudha kur jetojmë në frikë, qyteti së pari duhet të gasifikohet.

Miroslav Grçev, kolumnë – “Emri i së keqes” , Sloboden Peçat
Fashizmi i ri është sëmundje e shoqërisë si që kanceri në organizmin e njeriut. Fuqia vdekjeprurëse  e fashizmit  rrjedh nga paaftësia e sistemit mbrojtës të imunitetit për të njhohur dhe shkatërruar të keqen.

Lajme të ngjashme

Back to top button