Denis MekShejn: Maqedonia udhëheqë politik të butë për emrin

Ish-ministri për Evropë i Britanisë së Madhe, Denis MekShejn, e thekson kontestin për emrin e Maqedonisë, si një nga treguesit për mos suksesin e diplomacisë së butë. 

Ai hapur, ka porositur se një dekade nga aktivizimi i “diplomacisë së butë” në Evropë, kjo praktikë nuk ka dhënë rezultate në zgjidhjen e duzinës së çështjeve të hapura midis të cilave edhe çështja për emrin për shkak të së cilit Republika e Maqedonisë nuk mund të avancojë në procesin integruese euroatlantike.

Në analizën e re për botimin e fundit të gazetës prestigjioze britanike “Globalist”, MekShejn e dha si shembull marrëveshjen e paradokohshme në Gjenevë për instalimet bërthamore iraniane, duke theksuar se diplomacia e fortë e zbatuar nga sekretari amerikan i shtetit Xhon Keri dhe përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri Ketrin Eshton, në rastin me Iranin ka dhënë rezultat.

Sipas ish-ministrit britanik, ardhja e teorisë së forcës e ka paralizuar Evropën dhe si rezultat i kësaj, kontinenti nuk mund të avancojë lidhur me konfliktet e shumta të ngrira. Sipas politikanit britanik, nevojitet diplomaci e rëndë me rezervën nga oferta: ose karotë për inkuadrim ekonomik dhe politik në BE ose shkop për përjashtim ekonomiko-politik.

Ai thotë se diplomacia e rëndë është gjithashtu e nevojshme dhe për insistim të primatit të marrëdhënieve diplomatike. Si shembull thekson se gjatë okupimit të gjatë gjerman të Francës lindore pas vitit 1870, Parisi dhe Berlini ende kanë mbajtur marrëdhënie diplomatike.

Lajme të ngjashme

Back to top button