Garet: Nëse zgjedhjet mbahen siç duhet, do të jenë hap i rëndësishëm për dalje nga kriza politike (VIDEO)

“Sektori medial ishte fokus primar, ashtu sikur të gjithë e dimë ajo i paraqet themelet e demokracisë. Reformat në media zënë vend të rëndësishëm në reformat prioritare. Njëra ndër reformat kryesore është reforma në TVM për mbulimin e fushatës zgjedhore”, tha ambasadori i Britanisë në Maqedoni, Çarls Garet, njofton Portalb.

Ambasadori Garet theksoi se udhëzimet e paraqesin rezultatit të thuajse 6  muaj punë dhe bashkëpunim mes Media ekshn ekipit të BBC-së, RTVM-së, Këshillit për Etikë në Mediumet e Maqedonisë, Agjencisë për media, ekspertët dhe gazetarët të përkrahur nga Instituti i Maqedonisë për Media etj.

Për ambasadorin, zgjedhjet këtë vit sjellin interes më të madh, nëse zbatohet ashtu siç duhet ata do të paraqesin një hap të rëndësishëm në krizën politike kronike në Maqedoni, transmeton Portalb.

“Që të zbatohen mirë zgjedhjet, është e rëndësishme që sektori medial të ketë përgjegjësi si institucion demokratik, njoftim të barabartë, të drejtë dhe etj., por data e zgjedhjeve paraqet një sfidë”, tha ambasadori Garet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button