Teori të konspiracionit “më the – të thash”

 

[Recension: Fatime Fetai dhe Katica Janeva mysafire në ambasadën e SHBA-ve]

Теksti është komentues dhe i njëanshëm. Në të nuk është dhënë asnjë fakt, e as që është dhënë ndonjë mbështetje me të dhënat konkrete për pretendimet e bëra. Njëkohësisht, nuk i plotëson as standardet gazetareske për të qenë lajm, veçanërisht për shkak se në të fshehen të dhëna për ngjarjen, i cili shfrytëzohet për ta prezantuar teorinë e konspiracionit.

Пулс 24 Фатиме Фетаи и Катица Јанева на гости во амбасадата на САДLinku deri te artikulli origjinal: Fatime Fetai dhe Katica Janeva mysafire në ambasadën e SHBA-ve

Data dhe koha e publikimit: 31.03. 2016,  09:45

Data e recensionit: 04.03.2016

Recensuese: Dimitar Tanurov

FOTOGRAFI E SHTREMBËRUAR

Rastësi apo jo? Përderisa sistemi i sigurisë në vend po shkatërrohet, prokurorja speciale publike, Janeva, së bashku me shërbëtorët e saj zbaviteshin në ambasadën amerikanë me mbrojtësit e tyre.

Artikulli që në nëntitull: “A realizohet në Maqedoni skenar i ngjashëm me atë të Ukrainës?!” pаralajmëron se bëhet fjalë për tekst të llojit konspirativ. Në të nuk ka asnjë mbështetje për teoritë e përmendura të konspiracionit, siç është karakteristike për llojet e këtilla të teksteve.

I gjithë artikulli bazohet në një fotografi nga rrjetet sociale, edhe atë të një personi civil që ka qenë në ambasadën e SHBA-ve. Në tekst nuk theksohet se për ç’arsye prokuroret publike kanë qenë në ambasadë. Informata qëllimisht është anashkaluar me qëllim që të krijohet aludim se prokuroret punën e tyre e bëjnë në mënyrë të papërgjegjshme dhe se zbaviten.

Poashtu, me përdorimin e termeve “shërbëtorë” dhe “mbrojtës“, tentohet të imponohet mendimi se diplomatët e huaj kanë agjendë të veçantë, të cilën e realizojnë prokuroret. Mirëpo, bëhet fjalë për ngjarjen „Momente definuese – prozë dhe muzikë që i thurin lavde femrës“.

Në fund të tekstit jepet një përfundim, i cili në asnjë moment nuk është arsyetuar, gjegjësisht nuk sqarohet se si është tërhequr paralelja për teorinë e konspiracionit. Artikulli është në kundërshtim me nenet 1, 13 dhe 14 të Kodit të gazetarëve:

Neni 1

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk duhet të fshehë të dhëna esenciale ose të falsifikojë dokumente. Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar. Saktësia e informatës duhet vërtetuar sa më shumë që është e mundur.

Neni 13

Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve.

Neni 14

Raportimi për proceset politike, veçanërisht për zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar.
Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike.

Mënyra e këtillë e informimit është në kundërshtim me standardet e gazetarisë dhe ka për qëllim ta shtrembërojë fotografinë reale dhe të imponojë qëndrim të njëanshëm te publiku lexues, i cili për shkak të fshehjes së të dhënave, komentimit pa fakte, nuk ka mundësi që vetë ta krijojë mendimin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button