Sektori civil: Nuk janë plotësuar për shpërndarjen e Kuvendit

Ende nuk janë plotësuar pushtetet minimale për lëshimin e Parlamentit dhe për shpalljen e zgjedhjeve të lira në të cilat do të besojnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë, thonë OJQ-të për komunitetin ndërkombëtar, njofton Portalb.

“Nëse Kuvendi shpërndahet më 7 prill e kryetari i KSHZ-së nuk e firmos listën e zgjedhësve atëherë krijohet vakum juridik apo kaos juridik. Në situatë të tillë, kriza politike do të thellohet ndërsa pasojat do të jenë të paparashikueshme. Për këtë vlerësojnë se duhet të rishqyrtohet vendimi për lëshimin e Kuvendit të Maqedonisë” thonë nga OJQ-të dhe i bën thirrje KSHZ-së pa anulim të publikoj kur mund të përfundojnë përgatitjet për zgjedhje të lira dhe demokratike.

OJQ-të gjithashtu vlerësojnë se edhe nga aspekti i gjendjes mediatike dhe reformave në media nuk ka kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Fjalimi është firmosur nga Qendra maqedonase për arsim evropian, Komiteti i Helsinkit, OJQ Infocentar, Fondacioni “Shorëqia e hapur-Maqedoni, “Transparenca”- Maqedoni, Fondacioni “Metamorfozis” dhe Instituti për të drejtat e njeriut. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button