Orav dhe Bejli: Parlamenti mund ta ndërrojë datën e zgjedhjeve (Video)
Të gjitha partitë u pajtuan për 5 qershorin si datë të pranueshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, mirëpo në fund këtë datë mund ta ndryshojë vetëm Parlamenti.
Kështu kanë deklaruar në një intervistë për televizionin Kanal 5, ambasadorët e BE-së dhe SHBA-ve në Maqedoni, Aivo Orav dhe Xhes Bejli.
“Marrëveshja e Përzhinës po respektohet në të gjitha pjesët. Me zgjedhje tw besueshme do të dërgohet porosi se Maqedonia është në rrugë të mirë drejt BE-së”, thonë në këtë intervistë Bejli dhe Orav.