Në Maqedoni 120 mijë persona me diabet, 35 mijë me insulinë

Në Maqedoni ka rreth 120.000 persona të sëmurë nga diabeti, ndërsa 35.000 janë me terapi të insulinës. Numri i të sëmurëve rritet dhe për këtë shkak është e domosdoshme të bëhen kontrolle parandaluese dhe të ngrihet ndërgjegjja tek banorët për faktorët e rrezikut për paraqitjen e diabetit lidhur me ushqimin, mungesa e aktivitetit fizik, pesha trupore e shtuar, stresi. Komplikimet nga sëmundja mund të pengohen me kontroll të mirë të sheqerit në gjak, rritjen e aktivitetit fizik, mënyra e drejtë e të ushqyerit dhe terapia përkatëse.

Kështu theksuan pjesëmarrësit në takimin e ekspertëve në prag të 7 Prillit, Ditës Botërore të Shëndetit, e cila këtë vit shënohet me moton “Ta mundim diabetin”. Takimin e organizoi Instituti për Mjekësinë e Punës e Republikës së Maqedonisë, Shkup – Qendra Kolaborative e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në bashkëpunim me zyrën e OBSH-së, transmeton MIA.

“Çdo vit kemi të dhëna se rritet numri i të sëmurëve nga diabeti. Do të thotë edhe prevalenca respektivisht shkalla e përgjithshme e të sëmurëve në 100.000 banorë është incidencë respektivisht numri i rasteve të reja në nivel vjetor rritet”, deklaroi mjeku Igor Spirovski, bashkëpunëtor shkencor nga Instituti për Shëndet Publik i Republikës së Maqedonisë.

Ai theksoi se sipas vlerësimeve të OBSh-së, diabeti deri në vitin 2030 do të rritet më tepër nga situata e tanishme lidhur me mortalitetin, morbiditetin, si do të jetë prevalenca e tij e kështu me radhë. Diabeti, theksoi, do të bëhet sëmundja e shtatë e shpeshtë në botë e cila do ta ngarkojë sistemin e shëndetësisë dhe shtetet në përgjithësi.

Sipas tij, ajo që duhet bërë është të punohet në ngritjen e vetëdijes për fakotërt e rrezikut për dibaetin lidhur me ushqimin, do të thotë çfarë hamë dhe si e menaxhojmë peshën trupore dhe cilat politika në ushqim duhet të zbatohen që të mund të zvogëlohen rreziqet për diabetin fillimisht por edhe për sëmundjet e tjera kronike joinfektuese.

Prof.dr. Goran Petrovski i Klinikës për endokrinologji, diabet dhe sëmundje të metabolizmit tha se në botë janë rreth 350 milionë persona me diabet.

“Është mirë që zakonisht bëhet fjalë për persona me diabet të tipit 2. Këta numra rriten në mënyrë shumë të madhe dhe në Evropë janë diku rreth 60 milionë persona me diabet. Këto të dhëna të cilat u publikuan para disa viteve se në çdo 10 sekonda e kemi një pacient me diabet të tipit 2 i cili vdes prej komplikimeve, ndërsa tani për fat të keq janë zvogëluar në shtatë sekonda”, theksoi Petrovski.

Me këtë lloj fushate, theksoi, në esencë do të mundej në njëfarëmënyre të rritet vetëdija për diabetin tek ne.

“Në Maqedoni janë rreth 120.000 persona me diabet, ndërsa 35.000 janë me insulinë. Duhet të merret parasysh se në çdo person të zbuluar me diabet është edhe një person i pazbuluar me diabet. Është mirë që i kemi ato kontrolle parandaluese pasi që në këtë mënyrë mund të zbulohen edhe personat e tjerë me diabet të tipit 2 pasi që të gjitha këto shenja dhe simptoma të diabetit nuk duhet të thonë se do të jenë të pranishme te të gjithë pacientët”, potencoi Petrovski.

Sipas tij, komplikimet janë ato të cilat duhet penguar, ndërsa kjo mund të bëhet me kontroll të mirë të glikemisë, rritjen e aktivitetit fizik, mënyrës së drejt të të ushqyerit dhe terapisë përkatëse te pacientët me diabet të tipit 2.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button