Nikollovski: Parregullsi gjatë konkursit për ndërtimin e digës “Konsko”

Zëvendësministri plotësues i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski pohon se konkursi publik për ndërtimin e digës “Konsko” dhe procedura për zgjedhje janë shoqëruar me parregullsi, paqartësi dhe vendime të dyshimta. Nikollovski sot deklaroi se konkursi është publikuar në mënyrë të paligjshme pa miratim nga Qeveria për financim më të madh vjetor, që është obligim ligjor, dhe potencoi se procedura ka filluar në vitin 2013.

Sipas Nikollovskit, Komisioni për Furnizime Publike në Ministri ka propozuar të anulohet procedura për ndarjen e kontratës për furnizim publik për ndërtimin e digës, por, siç tha, minsitri Cvetkov me shkresë ka urdhëruar që komisioni ta vazhdojë procedurën dhe të kryejë evaluimin e ofertave të arritura.

“Në fazën e dytë të procedurës kur parashtrohen ofertat financiare të të gjithë ofertuesve, Ministria si organ kontraktues, në vend që t’i shfrytëzojë mundësitë ligjore dhe ta anulojë konkursin në tërësi dhe të shpallë konkurs të ri, shkohet për herë të dytë në parashtrim të ofertave financuese nga të gjithë ofertuesit që tashmë një herë kanë parashtruar oferta”, tha Nikollovski dhe shtoi se edhe herën e dytë tenderin e ka fituar kompania e njëjtë turke por tani për punën e njëjtë jep ofertë prej mbi 33 milionë eurove pa TVSH”, tha Nikollovski.

Kërkoi procedurë të re për furnizim publik të digës “Konsko” me çfarë, sipas tij, do të mundësohet shfrytëzimi racional dhe efikas i mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë, ndërsa institucionet ta ndriçojnë rastin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button