Çfarë na ka mësuar lidhja e dështuar

Dhatë gjithçka nga vetja juaj, shkuat deri në fund, e prekët edhe fundin. U gjendët në situatën më të keqe të cilën dashuria mundet ta bëjë – ju e deshët atë, ai u ka dashur juve, por nuk ia dolët të jeni bashkë. U munduat shumë herë, por çdo herë ajo që ishte e bukur dhe ju lidhte humbiste në krahasimin me budallallëqet që ju ndodhnin. A është marrëzia më e fortë dhe më e madhe se dashuria? Epo, përgjigja e kësaj pyetje gjendet në mësimin për vetëbesim.

1.Munden pa të, por pa veten tuaj assesi Tani më jeni lodhur nga të luftuarit për dashurinë. Keni ndaluar së ngrëni dhe së fjeturi dhe e gjithë ajo që ndjeni është dhimbja – vetëm sipas saj e dini që jeni gjallë. A vdiset nga dashuria? Vetëm nëse dorëzohemi nga vetja jonë, e kjo nuk është vepër e dashurisë. Pa partnerin, madje edhe nëse ai është dashuria e jetës suaj, mund të jetohet, të gëzoheni, të përparoni dhe të shkëlqeni, mundet madje edhe të dashuroni. Por, pa veten tuaj nuk do të jeni në gjendje për të bërë asgjë.

2.Nuk është pa tjetër që çdo herë të shkohet deri në fund Të qëndruarit deri në fund na tregon se kemi dhënë gjithçka nga vetja jonë dhe se, ja, akoma vazhdojmë të japim gjithçka që kemi deri në pikën e fundit që të jemi të pastër para vetes sonë. Por herën e ardhshme nuk do të na duhet kaq shumë durim dhe tensionim vetëm që nënvetëdija jonë të jetë e pastër. Të dhënit gjithçka nga vetja nuk do të thotë se për ne nuk duhet të mbetet asgjë. Vetëbesimi na urdhëron që kufirin ta vëndojmë akoma më larg se fundi.

3.Marrëzia është fuqia e egos Nëse tanimë e keni provuar se si marrëzia e shkatërron dashurinë, atëherë e keni kuptuar se këtu nuk është fjala për dashuri. Të paktën jo e dyanëshme. I marrë është ai marrëzia e të cilit është më e madhe se egoja e tij. Dhe kjo është rast i shpeshtë tek meshkujt. Ata së pari do ta kishin humbur dashurinë se sa të lejojnë që ta humbasin iluzionin për mundësinë e tyre se mund ta kalojnë dashurinë. Fuqia e vetme e egoës është ta largojë dashurinë. Ju nuk mund të bëni asgjë vetëm se të shikoni dhe ta pyesni veten përse është ashtu. Sepse ndjeni dhe e dini se ajo nuk duhet të jetë ashtu dhe se gjithçka mund të rregullohet, kuptohet, mësohet dhe tejkalohet. Është shumë mirë që mendoni ashtu pasiqë e dini se ju mundeni. Mbahuni për këtë fuqi sepse për fuqinë e marrëzisë vetëm mund të ndjeni keqardhje e asgjë më shumë.

4.Dashuria kërkon ta kaloni egon Tani që jeni e sigurtë se është ashtu, mos i lejoni marrëzisë t’ju copëtojë. Do ta kërkoni personin i cili e din të njejtën gjë. Vetëm kështu dashuria mund të fitojë. Në të gjitha rastet tjera fiton marrëzia. Natyrisht, mund të ndodhë që atë person mos ta gjeni asnjëherë, por ju vetëm se e dini që dashuria juaj nuk varet nga askush tjetër përpos vetes suaj. Nuk është pa tjetër të ndjeheni e dëshiruar nga ana e ndonjë mashkulli që jeta juaj të jetë e mbushur me dashuri.

5.Është e pamundur ta jepni atë që nuk e keni Shumë pak njerëz janë në gjendje ta japin gjënë më të shtrenjtë që kanë. Për shkak se nuk posedojmë gjëra të shtrenjta, por kopje të lira me të cilat mburremi sikur ta kemi të gjithë botën në dorë. Nëse keni perla të vërteta atëherë po që jeni një person i pasur. Njerëzia ju thotë se ato perla duhet t’i ndani me njerëzit e tjerë por mençuria ju mëson se perlat mund t’i vlerësojnë vetëm njerëzit që i njohin mirë. Kur të mësoni se duhet ta vlerësoni veten, zgjidhni mençurinë e cila është shumë më e suksesshme në krahasim me njerëzinë e thjeshtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button